
Moderatorja e njohur Arbana Osmani, edhe pse prej vitesh është larguar nga “Top Channel”, vazhdon të jetë mirënjohëse për gjithçka ka mësuar dhe për hapat e parë që hodhi në këtë televizion.
Pak orë më parë, Arbana publikoi një postim të ndjerë për themeluesin e Top Medias, Dritan Hoxhën, duke e kujtuar me respekt dhe dashuri.
Në mbishkrimin e fotos, ajo shkroi se do të jetë “përgjithmonë mirënjohëse”.
Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta, pasi shumë ndjekës dyshojnë se Arbana mund të jetë në prag të një rikthimi në shtëpinë mediatike ku hodhi hapat e parë në karrierë.
Leave a Reply