Shqiptarja ngacmohet nga serbët në punë, vetëm pse kishte tatuazh shqiptar!

Një vajzë shqiptare që jeton dhe punon në Norvegji ka përjetuar një situatë të pakëndshme në vendin e saj të punës, pasi është ngacmuar nga një çift serb, vetëm pse në duar kishte tatuazhin me simbol shqiptare.

Ajo ka treguar se po punonte në dyqan, si çdo ditë tjetër, duke sistemuar produktet në raft, kur papritur një çift, që ishte serb, i është afruar dhe e ka fyer në mënyrë të hapur.

“Gjithmonë në punë vesh uniformën dhe një bluzë për sipër. Ishte ditë e lodhshme, kisha punuar gjatë dhe në një moment hoqa bluzën e sipërme. Në duar kam tatuazh shqiptar, dhe sapo u panë, filluan fyerjet”, ka treguar ajo me emocione.

Sipas rrëfimit të saj, situata u tensionua kur njëri prej tyre i është afruar dhe i ka thënë “Matëso!”, në një ton përbuzës. “M’u drodh gjithë trupi, si me u kthye në atë moment përsëri. Kolegia ime e kuptoi që diçka nuk ishte në rregull, dhe menjëherë erdhi pranë meje.

Pas ngjarjes, punonjësja shqiptare ka tentuar të qëndrojë e qetë dhe profesionale, ndonëse ishte dukshëm e tronditur. “Nuk desha të bëja skandal, por brenda meje ndjeva një nervozë dhe dhimbje të madhe. Ata më shikuan me përçmim vetëm pse jam shqiptare.”

Ajo ka treguar se më vonë disa klientë të tjerë kanë ndërhyrë dhe kanë pyetur nëse ishte në rregull.

Ajo gjithashtu tha “kjo gjë nuk është normale, qaq jam dridhë sa menjëherë e kam telefonuar babain”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në rrjet, ku shumë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë treguar mbështetje për të, duke dënuar gjestet diskriminuese me motive etnike. /Prive By Liberta Spahiu

@majlushii

tani martohen do do me serb

♬ original sound – majlushii

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*