Më në fund zbulohet data e nisjes së ‘BBVK 4′

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe shumë zërave në qarkullim, më në fund është zbuluar se ‘Big Brother VIP Kosova 4’ starton më 15 nëntor 2025.

Burime pranë produksioni ka konfirmuar se përgatitjet janë drejt përfundimit dhe se ky sezon do të sjellë ndryshime të mëdha, nga dizajni i shtëpisë e deri te koncepti i lojës.

Shtëpia më e famshme në vend do të ketë pamje tërësisht të re dhe do të mirëpresë një kast VIP-ash nga fusha të ndryshme si muzika, sporti dhe televizioni.

Edhe këtë vit, spektaklin do ta udhëheqin Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, dyshja tashmë ikonike e këtij formati.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*