Jonida Vokshi po përgatitet për ‘Big Brother VIP Kosova’

Jonida Vokshi që nga edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova”, ka qenë bashkëprezantuese e spektaklit së bashku me Alaudin Hamitin.

Edhe në edicionin e katërt, ajo do të jetë sërish në drejtimin e këtij reality show të ndjekur nga mijëra shikues, shkruan “Kosovarja”.

Moderatorja ka nisur tashmë përgatitjet, ndërsa ka ndarë me ndjekësit imazhe ku tregon se është vendosur në Kosovë për periudhën e spektaklit.

Kujtojmë se një pjesë të madhe të jetës Jonida e kalon në Shqipëri, ndërsa për “BBVK” zhvendoset përkohësisht në Kosovë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*