
Ana Ejupi, e njohur për pjesëmarrjen e saj në edicionin e Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr vëmendjen e fansave me një foto të publikuar së fundmi.
Në imazhin e fundit, influencuerja shfaqet në një pamje krejtësisht natyrale, pa grim e pa filter, duke treguar bukurinë e saj të vërtetë, shkruan Indeksonline.
Në një kohë kur shumë personazhe publikë zgjedhin të shfaqen vetëm me grim dhe filtra, Ana ka zgjedhur të tregojë një version më të sinqertë të vetes, duke dhënë mesazhin se natyrshmëria është gjithashtu një formë bukurie.
Ndryshe, bukuroshja ka kohë që po e shijon lidhjen me Kevinin, me të cilin u njoftua gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme./Indeksonline/
Leave a Reply