
Shyhrete Behluli dhe Mahmut Ferati janë ndër emrat më të njohur të muzikës popullore shqiptare, me shumë hite që kanë lënë gjurmë ndër vite.
Dikur, dyshja ishin të pranishëm në shumë ahengje familjare, duke u bërë pjesë e momenteve të gëzueshme të publikut, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, në rrjete sociale po qarkullon një video e vjetër, ku Shyhretja dhe Mahmuti shihen në odën e burrave, duke kënduar me shumë emocione.
Videoja është bërë virale dhe ka marrë shumë komente nga ndjekësit, të cilët kanë kujtuar me nostalgji periudhën e artë të muzikës popullore.
@zeri.diaspores
Leave a Reply