
Pas komenteve që qarkulluan në rrjet lidhur me ndjekjen dhe heqjen nga Instagrami mes dy moderarotoreve Dojna Mema dhe Kiara Tito, Dojna ka reaguar në një postim në Instastory.
Moderatorja ka publikuar një bisedë private në WhatsApp, ku motra e saj i shkruan “Hiqe Kiara Titon, se t’paska heq nga Instagrami”, ndërsa më pas Dojna i përgjigjet:
“Ça thua mi, unë as që kam folur keq”.
Dojna ka ndarë edhe një mesazh të gjatë, duke theksuar se gjithmonë jep përgjigje të drejtpërdrejta çdo pyetjeje, qoftë edhe para kamerave.
“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, qoftë kjo edhe para kamerave, kam mjaftueshëm këlle për të dhënë përgjigje të drejtpërdrejta…”, shkruan ajo mes tjerash, duke nënkuptuar se nuk ka arsye të shmangë të vërtetën.
Ky debat virtual erdhi pasi Dojna Mema rrëfeu në emisionin “Mirëmbrëma Yje” se Kiara e kishte hequr nga Instagrami. Ndërkohë, Kiara, e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Goca dhe Gra”, deklaroi të kundërtën – se ishte pikërisht Dojna ajo që e kishte hequr nga rrjeti social. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply