
TikTok-eri i njohur Kozak ka reaguar në rrjete sociale pas arrestimit dhe ekstradimit të reperit të njohur Cllevio nga Dubai drejt Shqipërisë.
Në një postim në Instagram, ai ka publikuar një foto me mbishkrimin:
“Free gango! Mos u gëzoni, shumë 6 muj burg ka”, duke lënë të kuptohet se sipas tij, Cllevio do të qëndrojë pas hekurave për vetëm 6 muaj.
Kujtojmë se javën e kaluar Cllevio është ekstraduar nga Dubai në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit.
Reperi akuzohet se për një periudhë të gjatë ka përndjekur një shtetas dhe familjarët e tij, përfshirë edhe përmes rrjeteve sociale.
Gjithashtu, ndaj tij ekziston një dënim i formës së prerë nga Gjykata e Fierit prej 9 muajsh burg për thyerje të masës së sigurisë. Ai u ndalua në Dubai disa muaj më parë, ku paraprakisht dyshohet se gjatë shoqërimit u konstatua në posedim të lëndëve narkotike.
Përveç këtyre, Cllevio është nën hetim edhe për porositjen e djegies së një automjeti luksoz në pronësi të Kozak Braçit, si dhe për kallëzime të tjera të paraqitura nga figura publike, përfshirë edhe reperin Noizy. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply