
Këngëtarja dhe aktorja Ryva Kajtazi ka zbuluar se këto ditë po i kalon larg angazhimeve të përditshme.
Ajo ka zgjedhur Dubain si destinacionin ideal për të pushuar së bashku me familjen.
Nga atje Ryva është shfaqur në një xhami, ku shihet me shami në kokë, duke respektuar rregullat e vendit dhe të hapësirës fetare që ka vizituar.
Ky veprim i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë komentuar pamjen dhe gjestin e saj me tone të ndryshme.
Leave a Reply