Pas lajmeve për arrestimin e tij, reagon Dijonis Biba

Pas publikimit të një bilete basti prej 10 mijë eurosh për ndeshjen Serbi–Shqipëri, në rrjet kanë qarkulluar lajme se Dijonis Biba është arrestuar.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe vetë Biba reagoi, duke mohuar kategorikisht çdo pretendim.

Në postimet e tij në rrjete sociale, ai është shprehur:

“Në asnjë moment nuk kam thënë që e kam vendosur unë. Pse hapni panik kot? Sa i përket biletës, unë kam thënë: ‘Kush e ka vu këtë biletë?’, nuk kam thënë që e kam vendosur unë. Mos i keqinterpretoni gjërat kot e më kot.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*