
Sukseset ndërkombëtare të Taynas po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha.
Pas përdorimit të këngës së saj “Si ai” në disa video të influencuesve ndërkombëtarë, tani edhe “Obsesion” ka arritur deri te Kylie Jenner, e cila ka ripostuar një video ku dëgjohet hiti i artistes shqiptare.
Ky është rasti i dytë që Kylie përdor muzikën e Taynas në përmbajtje të saj, duke e renditur reperen kosovare përkrah emrave që arrijnë të depërtojnë në industrinë botërore të muzikës.
Në muajt e fundit, këngët e Taynas janë bërë pjesë e playlisteve të DJ-ve ndërkombëtarë në festivale të njohura si Ultra Europe, Tomorrowland dhe Rolling Loud, ku “A i” dhe “Obsesion” janë shfaqur si sfond për set-e të famshme.
Me këtë valë suksesi, artistja po e vërteton se muzika shqipe tashmë po dëgjohet kudo, nga Prishtina deri në Hollywood. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply