
Moderatorja Elita Rudi ka shkaktuar të qeshura në rrjete sociale me një prank epik që ia bëri bashkëshortit të saj, reperit të njohur Gjiko.
Në një video të publikuar në TikTok, Elita tregon bisedën e tyre në WhatsApp, ku i kishte shkruar Gjikos se “një teknik po vinte të ndreqte diçka në orën 11 të natës”, duke e lënë të kuptonte se një i panjohur kishte hyrë në apartament.
Në panik, Gjiko fillon ta telefonojë disa herë radhazi Elitën, duke e pyetur me shqetësim:
“Kush o ky moreee? A je mirë? Qysh leni njerëz mrena?”
Situata bëhet edhe më qesharake kur Gjiko, i bindur se diçka nuk ishte në rregull, thërret policinë nga distanca, ndërsa Elita vazhdon “lojën”, duke i shkruar se “tekniku” ishte ende në shtëpi.
Kur më në fund Elita i tregon se gjithçka ishte vetëm një shaka, reagimi i Gjikos është i menjëhershëm dhe plot panik:
“A je normale?! Pasha fëmijët, policia o tu ardh! Ka drithna jom!”
Videoja është shpërndarë me qindra komente nga ndjekës që kanë shpërthyer në të qeshura, duke e quajtur “prank-un më të fortë të vitit” dhe duke përgëzuar Elitën për kreativitetin.
Në fund të videos, Elita shkruan me humor:
“Sorry bebe”
Ky moment i lezetshëm tregoi edhe njëherë raportin plot humor e dashuri mes Elitës dhe Gjikos, që shpesh dinë si t’i kthejnë situatat e përditshme në momente virale. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply