
Miss Grand Kosovo 2025, Brikena Selmani, është bërë kryefjalë në rrjetet sociale pas një momenti që ndodhi gjatë një interviste në kuadër të prezantimeve për garën ndërkombëtare të bukurisë.
Gjatë fjalimit të saj, bukuroshja u shpreh se flet “gjuhën e Kosovës dhe shqiptare”, duke i renditur si dy gjuhë të ndryshme.
Kjo deklaratë u bë menjëherë virale, duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjete si Instagram e TikTok.
Në komente, ndjekësit ndanë mendime të ndryshme: disa e morën me humor, duke e quajtur një lapsus të pafajshëm nga emocionet e momentit, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke e interpretuar si mungesë njohurie apo si një deklaratë të qëllimshme.
Megjithatë, shumë dolën në mbrojtje të Brikenës, duke theksuar se ndoshta ishte hutuar për shkak të presionit të kamerave dhe skenës ndërkombëtare.
Pavarësisht komenteve, Brikena Selmani ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me sharmin dhe prezencën e saj, duke dëshmuar se çdo dalje e saj arrin të bëhet virale dhe të komentuar nga të gjithë. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply