Stresi i ashpër, i përgjigjet Jozit pas deklaratave të tij

Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, video mes Jozit dhe Stresit, ku i kërkonte Stresit ta puthte tronditi rrjetin, duke lënë të kuptohej se mes tyre nuk kishte më ‘armiqësi’.

Mbrëmë, gjatë intervistës në “Kosovë Show”, ai mohoi që videoja të kishte lidhje me një raport shoqëror, duke theksuar se bëhej fjalë për një “lidhje tjetër”.

Jozi u shpreh se Stresi ishte një “djalë i mirë”, por shtoi se gabimet e ndodhura gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA”-së duhej të sqaroheshin. Ai madje komentoi edhe shprehjen e tij të famshme “Nuk është mirë me gabu me mu”, duke e përshkruar si një paralajmërim për ata që e kishin lënduar.

“Situata kishte si qëllim vënien në vend të drejtësisë për ato që ndodhen në të kaluarën,” u shpreh Jozi ndër tjerash.

Por menjëherë pas deklaratave të Jozit, nuk mungoi reagimi i Stresit.

Reperi publikoi një Instastory ku shkroi një mesazh provokues, i cili menjëherë u kap si një thumb i drejtëpërdrejtë ndaj Jozit:

“Këdo që kam puth në jet s’kam lon pa e q… Ndoshta ka shku javë, muj, dy a tre… po pa e q… s’e kom lon.”

Mesa duket, “përplasja virtuale” mes dy ish-banoreve të “BBV” sapo ka nisur.

Pas Stresit, do presim nëse do ketë një reagim të Jozit! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*