
Ish-banori i “Big Brother VIP”, Jozefin Marku, ka prekur publikun me një gjest human gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Kosovë Show”.
Para se të fliste për eksperiencën e tij dhe raportet me banorët e tjerë të shtëpisë, ai kërkoi një minutë heshtje në nderim të vëllait të ndjerë të Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht pak javë më parë në një aksident me motor.
Ky veprim u konsiderua si një shenjë respekti dhe reflektimi, sidomos duke marrë parasysh se gjatë kohës që të dy ishin pjesë e “Big Brother VIP Albania”, Jozi dhe Gesti patën debata të forta dhe madje edhe incidenti fizik që bëri shumë bujë në rrjete sociale.
Megjithatë, Jozi u shpreh se ndjen keqardhje për gjithçka që ka ndodhur dhe se sot çdo konflikt i kaluar zbehet përballë një humbjeje kaq të madhe.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Gjestit. Do të doja një minutë heshtje në nder të vëllait të tij,” tha ai me i prekur. /Prive By Liberta Spahiu
@nkosoveshow Premiere #Jozi #nkosoveshow ♬ original sound – Shpetim Desku
Leave a Reply