E rrethuar nga trëndafilat, Hati e nis ditën në mënyrë unike!

Influencerja dhe bukuroshja e njohur Hati ka zgjuar vëmendjen e ndjekësve që në orët e para të mëngjesit me një postim të ëmbël e plot elegancë.

Në Instastory, ajo ka ndarë një foto ku shihet në ashensor, e buzëqeshur, duke mbajtur në duar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, të dekoruar me shkronjën “H” në qendër – një detaj i personalizuar që i ka dhënë dhuratës një detaj shumë të veçantë.

Në mbishkrimin e fotos, Hati ka shkruar vetëm “Mirëmëngjesi”, pa zbuluar se kush mund të jetë personi që e ka surprizuar në këtë mënyrë. Megjithatë, buqeta mbretërore me trëndafila të kuq dhe të bardhë, e rrethuar me letër të zezë elegante, ka bërë menjëherë përshtypje te ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një gjest dashurie ose mirënjohjeje.

Edhe pse nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo koment tjetër, fotoja e publikuar nga Hati është përhapur me shpejtësi në rrjete, duke u bërë temë diskutimi për fansat e saj të shumtë që e ndjekin çdo detaj të jetës së saj. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*