Don Xhoni ia paska mësuar këtë fjalë kosovarçe Loredanës

Kohët e fundit është përfolur për një afërsi mes reperit kosovar Don Xhoni dhe Loredana Bratit, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”.

Dyshja janë parë disa herë bashkë, duke shtuar zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Loredana dëgjohet duke përdorur shprehjen “Boll mo”, të zakonshme në dialektin kosovar, shkruan “Kosovarja”.

Fansat kanë vënë re këtë detaj, duke e lidhur me ndikimin e mundshëm të reperit në mënyrën e saj të folurit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*