Modelja që mahniti botën si fëmijë, tani ka diçka për të sqaruar

Modelja franceze Thylane Blondeau, e cila u bë e famshme që në moshën 4-vjeçare duke u quajtur nga mediat “vajza më e bukur në botë”, ka reaguar së fundmi ndaj thashethemeve që e akuzojnë për ndërhyrje estetike.

24-vjeçarja, e cila vazhdon të jetë aktive në industrinë e modës, ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh të drejtpërdrejtë: “Jam lodhur nga komentet mbi fytyrën time. Nëse keni dyshime, shikoni fotot e mia të fëmijërisë, nuk kam ndryshuar.” Ajo theksoi se bukuria e saj është natyrale dhe nuk ka kryer operacione plastike.

Thylane është vajza e ish-futbollistit Patrick Blondeau dhe ish-prezantueses Veronique Loubry. Falë pamjes së saj unike, ajo nisi karrierën shumë herët dhe sfiloi për marka të njohura ndërkombëtare si Dolce & Gabbana, Versace dhe Hugo Boss. Ajo është gjithashtu një nga ambasadoret e markës L’Oréal Paris.

Modelja ka kaluar edhe sfida shëndetësore. Në vitin 2020, ajo iu nënshtrua një operacioni për një kist në vezore dhe më vonë ndau përvojën me ndjekësit për të rritur ndërgjegjësimin.

Së fundmi, Thylane u shfaq në Javën e Modës në Paris, ku tërhoqi vëmendje me stilin e saj minimalist. Ajo këshillon të rinjtë që të mos ndjekin çdo trend, por të investojnë në rroba të thjeshta dhe komode.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*