I kapi msyshi? Sara dhe Bardhi flasin ‘për ndarjen’

Një nga çiftet më të dashura të publikut, Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi, të cilët u njohën në “Big Brother VIP Albania 3”, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, rrjetet janë mbushur me dyshime për një ndarje mes tyre, pas një postimi të papritur që Sara publikoi në Instagram.

Në mesazhin e saj, ajo shpjegon se vendosi të tërhiqet përkohësisht nga jeta publike, jo për arsye personale apo ndarje, por për shkak të ngarkesës emocionale dhe postpartum depression-it të lehtë që po kalon.

Megjithatë, burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se nuk ka asgjë të vërtetë nga këto thashetheme. Pra, s’ka asnjë ndarje mes Sarës dhe Bardhit. Çifti vazhdon të jetë lumturisht bashkë dhe marrëdhënia e tyre është më e qëndrueshme se kurrë.

Për këto thashetheme ka reaguar edhe vetë Sara Gjordeni përmes një postimi në InstaStory.

“Nuk reflektova ndarje në storyn tim të fundit. Për mua familja është gjëja më e shenjtë në këtë botë… Nuk kam nevojë për simpati apo për dy minuta fame boshe. Pushimin nga rrjetet e njoftova për shkak të ngarkesës dhe lodhjes. Gjithçka kalon nëse i jep vetes forcë,” – shkroi Sara mes të tjerash.

Nga ana tjetër erdhi edhe një reagim nga Bardhi me një foto të përbashkët të çiftit ku ai ka shënuar emrin e Sarës, duke e shoqëruar me dy zemra të bardha dhe një emoji të msyshit, si një mënyrë për të heshtur zërat e ndarjes dhe për të treguar se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*