
Të shtunën, përmes rubrikës “E vërtetë apo e pavërtetë”, Prive by Liberta Spahiu raportoi se Juliana Nura ka nisur proceset për t’u bërë nënë përmes IVF. Lajmi u komentua gjerësisht në rrjete, duke ngjallur interes të madh rreth hapit të ri të ish-banores së Big Brother VIP Kosova.
Megjithatë, ajo që mbeti mister ishte pjesa e partnerit. Juli prej pak kohësh është ndarë nga lidhja e saj e mëparshme dhe nuk kishte dhënë asnjë sinjal që mund të ishte rikthyer në një romancë të re.
Por mbrëmë, ajo ka ndarë një foto që ka shtuar dyshimet e publikut. Në imazh shihet një moment mjaft i afërt e intim me një mashkull të veshur në mënyrë elegante, ndërsa muzika e përzgjedhur në sfond e bën skenën edhe më enigmatike.
A është ky partneri i ri i Julianës, apo thjesht një imazh që dëshiron të ngjallë kureshtje? Përgjigjja mbetet për t’u zbuluar. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply