
Prive By Liberta Spahiu mëson se do të rikthehet “X Factor” në formatin “Kids” në televizionin Klan.
Sipas të njëjtave burime, Fifi ka qenë një prej emrave që është kontaktuar nga producentja e njohur Vera Grabocka për të qenë pjesë e jurisë së këtij formati.
Paneli premton të jetë shumë interesant si vlerë e shtuar e rrjedhës së tërësishme së formatit.
Ky dimension i ri i Fifit në ekran patjetër që do jetë shumë interesant për t’u parë, nëse finalizohet!
A do arrijnë palët marrëveshje? Për këtë, do të na duhet që të presim edhe pak, por sinjalet e para, siç thuhet në korridoret e medias, janë mjaft pozitive.
Leave a Reply