Reagon Fero pas ‘thumbave’ të Arbenitës

Screenshot

Ditën e sotme, modelja Arbenita Ismajli përmes rrjeteve sociale thumboi ish- bashkëshortin e saj, reperin Fero.

Ajo e kishte dërguar Ninën, vajzën e tyre në një vend ku njerëzit shprehin ndjenjat e tyre përmes letrave, duke shkruar zemërimet që kanë ndaj personave të ndryshëm.

Arbenita ka theksuar se Nina ende nuk di të lexojë dhe se ka pasur një mesazh paqeje, mirëpo mes mesazheve nga personat e tjerë kishte edhe nga ato që shprehte zemërimin ndaj babait të tyre.

Rreth këtyre postimeve, ka reaguar edhe Fero.

Ai në instagramin e tij ka postuar një thënje në gjuhën angleze.

”Nuk pendohem për asgjë, por jam padyshim i vetëdijshëm për gjërat qe nuk do ti bëja sërish”, thuhej aty.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*