Olsi Bylyku prek ndjekësit me postimin e fundit

Aktori dhe moderatori i njohur Olsi Bylyku ka ndarë në rrjetet sociale një kujtim të veçantë nga vizita e tij e parë në Amerikë, duke e shoqëruar me një foto të bërë në Times Square, New York.

Në një postim të gjatë dhe emocional, Olsi tregon se gjatë atij udhëtimi kishte me vete vetëm 600 dollarë, nga të cilat një pjesë i shpenzoi për dhurata për familjen – një fustan për nënën, parfum për babain dhe një bluzë për motrën – duke i mbetur në xhep vetëm 50 dollarë. Me atë bluzë të thjeshtë u shkrep edhe fotografia që ai ndau me ndjekësit.

Showbiz“Me 50 dollarë në xhep”, Olsi Bylyku kujton fillimet e karrierës dhe udhëtimin e parë në Amerikë 4 Tetor, 2025 | 7:10 amAktori dhe moderatori i njohur Olsi Bylyku ka ndarë në rrjetet sociale një kujtim të veçantë nga vizita e tij e parë në Amerikë, duke e shoqëruar me një foto të bërë në Times Square, New York.Në një postim të gjatë dhe emocional, Olsi tregon se gjatë atij udhëtimi kishte me vete vetëm 600 dollarë, nga të cilat një pjesë i shpenzoi për dhurata për familjen – një fustan për nënën, parfum për babain dhe një bluzë për motrën – duke i mbetur në xhep vetëm 50 dollarë.

Me atë bluzë të thjeshtë u shkrep edhe fotografia që ai ndau me ndjekësit.Ai përshkruan emocionet e asaj kohe, lodhjen nga ndryshimi i orarit, befasitë e udhëtimit dhe sukseset e para që po i vinin papritur.

Megjithatë, mes gjithë “befasive”, Bylyku nënvizon se ajo që e mbajti të fortë ishte shpirti i tij i pastër dhe forca për ta ruajtur atë.Sa herë shoh këtë foto, më vijnë shumë kujtime, por gjithashtu ndjej dhe një lloj plogështie që deri diku më ngulfat e më prek…
Në këtë periudhë kisha vetëm këtë bidonin e ujit në dorë dhe shpirtin, i ardhur nga një familje e paqët, i pa djallëzuar dhe akoma i befasuar nga gjithçka që kishte ndodhur prej 12 muajsh me jetën time…

Fama, suksesi në televizion, dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto befasitë, po atë vit vizitova Amerikën, MADJE edhe po paguhesha (që në një moment fillova duke menduar që ndoshta ka diçka që nuk shkon, se s’ka mundësi).
Në xhep kisha 600 dollarë, pasi isha paguar për 3 shfaqje nga 200 dollarë, ku me këto mora 1 fustan për mamin tim, një parfum për babin, një bluzë për motrën dhe këtë bluzën Calvin që kam në foto, dhe më ngelën fiks 50 dollarë në xhep.

Kur erdhi darka me disa prej kolegëve, vendosëm të vizitonim Times Square-in e famshëm. Shkova në hotel, u lava dhe vesha direkt bluzën Calvin, dhe u shkrep kjo foto.

Pa gjumë nga ndryshimi i orarit, lodhja e shfaqjes, befasia e asaj çfarë po prekja dhe pastërtia. Të gjitha këto ndjesi në një foto…
Këtë bluzën nuk e hoqa deri kur kemi arritur në Tiranë. Dhe ashtu zbrita nga avioni i Amerikës: me 50 dollarë, 3 dhurata dhe shpirtin!
Sot, kur e shoh foton kuptoj që nuk ishin paratë, as rrobat, as lodhja, po forca me të cilën e mbajta shpirtin tim të pastër në mes gjithë “befasive”.
Dhe pikërisht ai shpirt është arsyeja pse sot jam ky që jam.-shkruan ai në postim

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*