Një propozim për martesë ndodh në studion e Për’puthen – a i tha “PO”?

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak javë nga nisja e sezonit të ri, emisioni “Për’puthen” ka arritur të kthehet sërish në qendër të vëmendjes, pasi këtë herë në studio ka ndodhur një surprizë e madhe: një propozim për martesë.

Burime për “Class” bëjnë me dije se një prej çifteve të programit është gati të hedhë hapin e madh, duke surprizuar jo vetëm konkurrentët, por edhe vetë produksionin. Ky lajm ka rritur menjëherë kuriozitetin e ndjekësve.

Episodi është regjistruar dhe pritet të transmetohet këtë të hënë. Tani priten me padurim detajet: kush është çifti që vendosi të martohet dhe, mbi të gjitha, a ka thënë konkurrenti “po” ndaj propozimit?

Ky zhvillim pritet të jetë një nga ngjarjet më të bujshme të këtij sezoni të “Për’puthen”, duke konfirmuar se emocioni në këtë emision nuk mungon.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*