Dalin detajet, ja pse u nda çifti i njohur turk

Aktori i njohur turk Kerem Bürsin dhe trashëgimtarja e njohur e familjes Sabancı, Melisa Tapan, kanë përfunduar romancën e tyre pas rreth një viti së bashku. Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke, të cilat raportojnë se çifti ka vendosur të ndahet në heshtje, larg syrit të publikut.

Sipas “Güneş”, ndarja është marrë që në muajin gusht, por lajmi u konfirmua vetëm ditët e fundit. Melisa Tapan, e pyetur nga gazetarët gjatë një eventi, ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke deklaruar:
“Yoğunluktan dolayı yollarımızı ayırdık” – që përkthehet: “Për shkak të ngarkesës së punës, udhët tona u ndanë.”

Burime pranë çiftit tregojnë se oraret e mbingarkuara dhe distanca mes tyre kanë qenë arsyeja kryesore e krisjes. Edhe pse ata e kanë ruajtur gjithmonë privatësinë dhe rrallëherë janë shfaqur bashkë në publik, marrëdhënia e tyre kishte ngjallur shumë kureshtje tek fansat.

Mediat turke shkruajnë se kjo ndarje nuk ka ardhur mes dramash apo konflikteve, por ka qenë një vendim i përbashkët dhe i qetë, duke i dhënë fund një historie që nisi me shumë premtime.

Kerem Bürsin, i njohur për rolet e tij në serialet e suksesshme turke, dhe Melisa Tapan, një emër i dashur i jetës mondane në Turqi, tashmë kanë zgjedhur rrugë të ndara – duke lënë pas një romancë që për një kohë të gjatë ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*