Adri dhe Iliriana na prezantojnë me shtëpinë e re luksoze

Çifti Adri dhe Iliriana janë bërë me shtëpi të re disa ditë më parë.

Ata kanë ndarë me ndjekësit disa pamje nga rezidenca e tyre e re në Debelldeh, duke hapur dyert e këtij investimi të veçantë.

Në pamjet e publikuara shihet qartë se çifti ka investuar shumë në çdo detaj të shtëpisë, e cila duket si një vend magjik në çdo cep, shkruan “Kosovarja”.

Adri dhe Iliriana janë shprehur të lumtur dhe mirënjohës për këtë arritje, duke theksuar se tani kanë mundësinë të kalojnë më shumë kohë me familjen, larg zhurmës dhe stresit të qytetit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*