
Këngëtarja e njohur Afërdita Demaku është shfaqur së fundmi krah vajzës së saj, Donës, me të cilën ndajnë edhe pasionin për muzikën.
Të dyja kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen elegante, duke u kombinuar me veshje në ngjyrë të kuqe.
Në imazhet e publikuara, nënë e bijë shfaqen shumë të afërta me njëra-tjetrën, duke lënë përshtypjen e një raporti më shumë si shoqe sesa thjesht si familjare. Prania e tyre ka marrë vëmendje si në aspektin e stilit, ashtu edhe të lidhjes së ngushtë mes tyre.
Leave a Reply