Shqipja shokon me deklaratën për Parashqevi Simakun

Në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Shqipe Hysenaj zbuloi detaje të forta dhe të papritura rreth përvoja të saj në Shtetet e Bashkuara. Përveç planëve të ardhshme dhe rrëfimeve mbi jetën personale, ajo ndau një thashethem që habiti: akuza se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku merrej me “marrjen e burrave të të tjerave”.

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave,” tha Shqipe. “U shokova kur e mësova. Mendoja se ishte një femër e bukur dhe kishte karrierë.”
Ajo tha se më parë Simaku ishte e mirëpritur në ambiente muzikore dhe shoqërore, por me kalimin e kohës, sipas thashethemeve, bashkësitë shqiptare në Amerikë ndaluan ta ftinin dhe ajo “u zhduk”.
Shqipe theksoi se ajo nuk po fliste për karrierën muzikore, por për fjalën e kënduar që qarkullonte ndër komunitet: “Çfarë di unë, di dhe ti… Më thanë që ka ndodhur shumë herë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk.” Ajo shtoi se për të ishte e rëndë të dëgjonte këto rrëfime: “Nuk ishte e bukur ta dëgjoja.”

Deklarata e plote: Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato përsona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shkokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve. Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëri-tjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë. Nuk po flas për pjesën e artistes, po them për thashethemet që kam dëgjuar. Këtë nuk e dinë shqiptarët që kanë emigruar tani, që kanë 1-2 apo 5 vite, po flas në kohën e atëhershme që ka bërë bujë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk. Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*