
Në një moment kaq të rëndë për familjen e Gjestit, Xhenneta Fetahu ka bërë një reagim publik, duke i kërkuar të gjithëve të tregojnë respekt dhe mëshirë ndaj dhimbjes së tyre.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehu shqetësimin që varrimi i vëllait të Gjestit është kthyer në skena filmimesh dhe postimesh online. Fetahu theksoi se familja tashmë ka humbur më të dashurin e tyre dhe çdo video apo foto e shpërndarë në rrjete sociale e rëndon edhe më shumë plagën e tyre.
“Në emër të gjithë atyre që e ndjejnë këtë humbje, dua të falënderoj familjen e Gjestit për mikpritjen dhe përzemërsinë që treguan në këtë ditë kaq të rëndë. Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale,” – shkruan ajo.
Në fund, Fetahu uroi që Zoti t’i japë forcë e durim familjes së Gjestit dhe kërkoi nga të gjithë pak njerëzi:
“ Nuk po ju lypim gjë tjetër, veçse respekt për ata që po vuajnë.”
Varrimi i djeshëm u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Thirrje të shumta kishte që të respektohej dhimbja e familjarëve duke mos shpërndarë pamje të tilla që do ti prekin akoma më shumë.
Leave a Reply