Zbulohet çka ndodhi në prapaskenat ku u takuan Xheneta dhe Egli?

Në emisionin e sotëm në Top Albania Radio, gazetarja ka treguar se ka ndodhur një takim i shumëpritur për ndjekësit që ka ndodhur në studiot e Top Channel.

Dhe për kë mendoni se bëhet fjalë?

Për kë tjetër pos për Xhenetën dhe Eglin.

Sipas saj, gjithçka ndodhi në mënyrë spontane, kur Xheneta hyri në ambientet e studios. Në atë moment aty ndodhej edhe Egli dhe përballja mes tyre nuk kaloi pa u vënë re.

“Xheneta iu drejtua Eglit me një përshëndetje të thjeshtë: ‘Si je?’, ndërsa Egli ia ktheu me përgjigjen e shkurtër ‘Mirë’”, tregoi ajo, duke shtuar se ky moment, edhe pse i shkurtër, u pa si një hap i vogël drejt një komunikimi civil mes tyre.

Ky episod ka ngjallur kureshtje dhe komente të shumta, pasi të dyja vajzat kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe janë konsideruar si rivale me njëra -tjetrën.

Për shumë ndjekës, fakti që përshëndetja mes tyre kaloi pa tension është një shenjë se raportet e ardhshme mund të jenë të qeta.

Dhe pse gjithçka ndodhi brenda pak sekondave, shumëkush po e sheh këtë si një pikënisje të re.

A është ky takimi që do të bëjë që Xheneta dhe Egli, dy vajza të komentuara për karakteret e forta, të mbajnë raporte më të mira tani që ndodhen në të njëjtin institucion mediatik? Kjo mbetet për t’u parë… po ju si mendoni? /Prive By Liberta Spahiu

@the_true_edits #xhenetafetahu #egli #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #albania #kosova #viral #fyp #gjesti ♬ original sound – Robert

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*