
Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen e reperit të njohur Gjesti.
Vëllai i tij, Eldion Kelmendi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një aksidenti me motor në fshatin Treboviq të Pejës. Lajmi ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin artistik, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, është bërë me dije se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 27 shtator, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës.
Në njoftim, i cili është shpërndarë nga ekipi i Gjestit në llogarinë e këngëtarit në Instagram, thuhet:
“Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje.”
Ngushëllime të sinqerta familjes Kelmendi!
Leave a Reply