
Ditëve të fundit në rrjetet sociale dhe disa portale rozë ka qarkulluar lajmi se aktorja e njohur turke Hande Erçel është bërë nënë ose ka marrë përsipër kujdestarinë e fëmijëve binjakë që vuajnë nga sëmundje të lindura në zemër. Shkrimet e shoqëruara me titullin “Anne oluyor” (“Po bëhet nënë”) u përhapën me shpejtësi dhe krijuan shumë kureshtje te fansat e saj në Turqi dhe jashtë saj.
Megjithatë, ky lajm rezulton të jetë vetëm një spekulim i mediave rozë dhe nuk është i bazuar në asnjë deklaratë zyrtare nga aktorja apo njerëzit e afërt me të. Portale të besueshme turke, kanë theksuar se Hande Erçel nuk ka bërë asnjë koment publik lidhur me këtë temë dhe nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë pretendimet e përhapura në rrjet.
Për më tepër, vetë raportimi i mediave serioze konfirmon se Hande nuk është martuar dhe as nuk ka fëmijë, ndërsa lajmet për “kujdestari ligjore të binjakëve” janë thjesht trillime që i shtohen listës së gjatë të thashethemeve që shpesh qarkullojnë rreth emrit të saj.
Ndërkohë, në anën tjetër, emri i saj ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për arsye të tjera, përfshirë karrierën e saj të suksesshme në aktrim, projektet reklamuese dhe jetën private.
Kohët e fundit në media është përfolur edhe ndarja e saj nga biznesmeni Hakan Sabancı, një tjetër lajm që ka marrë vëmendje të madhe.
Pra, fansat e Hande Erçel duhet të jenë të kujdesshëm ndaj thashethemeve që qarkullojnë në rrjete sociale. Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se aktorja është bërë nënë apo ka marrë kujdestari mbi ndonjë fëmijë. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply