Gjesti kunja ndaj Eglit, reagimi që nuk pritej!

Romanca e dikurshme mes Egli Takos dhe Gjesti-t, e cila nisi brenda shtëpisë së Big Brother Albania, po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratave të fundit dhe reagimeve të dy protagonistëve.

Dy ditë më parë, e ftuar në “The Dalina Show”, Egli foli hapur për raportin që pati me Gjesti-n gjatë kohës së tyre në reality show.

Ajo theksoi se lidhja nuk kishte qenë kurrë dashuri e vërtetë, por një afrim i krijuar nga rrethanat.

“Je aty brenda 24 orë në ditë, lidhjet bëhen më të ngushta dhe më intensive. Por kjo nuk ka lidhje me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë, një person i duhur në vendin e duhur. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur,” tha Egli.

Ajo pranoi gjithashtu se për një moment kishte rënë në “deluzion”:

“Ndoshta edhe unë për një periudhë e kam jetuar këtë gjë, por sot e shoh ndryshe. Nuk më frymëzonte si person në kuptimin e madh, më bënte të qeshja, kalonim mirë, por kaq. Dua ta mbaj mend si një shok të asaj kohe,” u shpreh Egli.

Këto fjalë duket se nuk kanë kaluar pa reagim nga Gjesti.

Ditën e sotme, ai publikoi një Instastory teksa ishte në makinë, duke dëgjuar një këngë me tekst të ngjashëm me fjalët që i kishte thënë Eglit brenda shtëpisë:

“Ajo që e ndjen ti nuk është dashuri, por obsesion, një iluzion në mendjen tënde.”

Ky reagim është parë nga ndjekësit si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Eglit, duke rikthyer në qendër të debatit një histori që dikur u komentua gjerësisht nga publiku i Big Brother Albania.

Mbetet për t’u parë nëse kjo “lojë me deklarata” do të vazhdojë dhe nëse Egli do të japë një reagim tjetër, por një gjë është e sigurt: marrëdhënia mes tyre vazhdon të ngjallë interes edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*