‘T’ju vijë turp’, Loredana flet pas lajmeve për largimin nga programi

Prej dy ditësh, mediat dhe rrjetet sociale kanë shpërthyer me lajmin se Loredana Brati nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve, një rol që kishte fituar vëmendje dhe simpatinë e shikuesve. Mungesa e saj në program u pa menjëherë si një boshllëk i dukshëm në dinamikën e spektaklit, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi arsyet e largimit.

Megjithëse produksioni nuk ka bërë një sqarim zyrtar, portale të ndryshme publikuan lajme se vendimi lidhet me një marrëdhënie të mundshme mes Loredanës dhe konkurrentit Kejsi Hyseni. Kjo hipotezë u përhap me shpejtësi në rrjet, duke u shoqëruar me komente të shumta dhe duke ngritur thashetheme që cënuan figurën e saj publike.

Pas gjithë këtyre zërave, Loredana ka vendosur të reagojë fuqishëm përmes dy postimeve në Instastory, ku nuk i ka kursyer fjalët ndaj portaleve dhe mediave që, sipas saj, për pak klikime përhapin lajme të pavërteta.

Në njërin postim, reagimi i saj është i ashpër, ku përdor fjalën “skandal” për të përshkruar mënyrën si mediat kanë raportuar për të:

“SKANDAL janë vetëm lajmet tuaja të shëmtuara që për pak klikime kërkoni të merrni më qafë padrejtësisht figurën time duke më lidhur orë e sekond me çfarëdo lloj personi që më afrohet më shumë se 1 metër! T’ju vij turp.”

Në tjetrin reagim, Loredana i drejtohet hapur atyre që publikuan lajmet duke ironizuar:

“Edhe, i thoni atyre burimeve tuaja të sigurta që s’janë aspak të sigurta.”

Ky reagim i drejtpërdrejtë tregon zhgënjimin dhe indinjatën e saj ndaj mënyrës se si emri i saj është përdorur për të krijuar spekulime, duke theksuar se përpjekjet për t’ia njollosur imazhin janë të padrejta dhe të paarsyeshme.

Megjithatë, një gjë është e qartë: Loredana Brati nuk ka ndërmend të lejojë që emri i saj të përdoret për “klikime të lira”. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*