Lidhja me Gjestin, Egli flet për herë të parë

E ftuar në “The Dalina Show”, Egli Tako u ndal tek raporti i saj me Gjestin, një prej temave që ngjalli më shumë diskutime gjatë kohës së saj në reality show.

Ajo sqaroi se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë dashurore, por thjesht një lidhje shoqërore që e ndihmoi të kalonte kohën më lehtë brenda katër mureve të shtëpisë.

“Unë aty brenda kam dashur fort disa njerëz, dhe këtë e kam thënë gjithmonë. Me kalimin e javëve, secili fillon të bëhet egoist, shikon vetëm lojën e tij, por unë nuk kam qenë asnjëherë menefregiste. Për Gjestin e kam theksuar disa herë: të dua fort si njeri. Dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër,” tha Egli.

Ajo shtoi se në atë periudhë gjithçka dukej më e fortë nga sa ishte realisht:
“Je aty brenda 24 orë në ditë, lidhjet bëhen më të ngushta dhe më intensive. Por kjo nuk ka lidhje me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë, një person i duhur në vendin e duhur. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.”

Egli pranoi se për një moment edhe vetë kishte rënë në “deluzion”:

“Ndoshta edhe unë për një periudhë e kam jetuar këtë gjë, por sot e shoh ndryshe. Nuk më frymëzonte si person në atë kuptimin e madh, më bënte të qeshja, kalonim mirë, por kaq. Dua ta mbaj mend si një shok të asaj kohe.”

Ndërsa për të ardhmen, ajo ishte e qartë: “Jam single. U mbyll. Ka kohë. Më vjen keq nëse i zhgënjej disa njerëz që i dua shumë fort, por nuk dua të jetoj më në deluzion. Dua ta kujtoj si një eksperiencë të bukur dhe të mbaj mend vetëm të mirën.”

Kur moderatorja e pyeti me shaka nëse e ruan ende numrin e Gjestit, përgjigjja e saj ishte e prerë:

“Jo, vërtet nuk e kam,” përfundoi ajo. /Prive by Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*