
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, dhe reperi i njohur Don Xhoni, javë më parë u përfolën për një lidhje të mundshme romantike.
Megjithatë, duket se marrëdhënia e tyre nuk ka ecur siç pritej.
Sot janë publikuar pamje ku Loredana shihet në shoqërinë e Kejsi Hysenit konkurrent i emisionit “Përputhen”.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, me shumë ndjekës që kanë komentuar mbi situatën dhe “lidhjen” e re të mundshme të Loredanës.
Leave a Reply