Dasma surprizë! I jep fund beqarisë aktori turk İbrahim Çelikkol

Aktori i njohur turk, İbrahim Çelikkol, ka kurorëzuar dashurinë e tij trevjeçare me partneren Natali Yarcan, në një ceremoni të mbajtur në Bodrum, që u zhvillua larg syve të publikut.

Dasma intime u organizua vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve dhe miqve më të ngushtë, duke e bërë këtë ngjarje edhe më të veçantë.

Çifti ndau momentet e tyre të lumtura edhe në rrjetet sociale, ku fotografia e Çelikkol-it duke puthur bashkëshorten e tij ka bërë xhiron e mediave turke. Në postimin e tij, aktori i njohur zgjodhi vargje të poetit Özdemir Asaf për të shprehur dashurinë ndaj Natali-t.

Ky dedikim romantik u komentua gjerësisht në rrjet, duke e cilësuar çiftin si një nga më të bukurit e ekranit turk.

Kujtojmë se İbrahim Çelikkol ka qenë më parë i martuar me arkitekten Mihre Mutlu, me të cilën u lidh në vitin 2017. Nga kjo martesë ai ka një djalë të quajtur Ali, lindur në vitin 2019. Çifti u divorcua në vitin 2022, por marrëdhënia e Çelikkol me djalin e tij mbetet shumë e ngushtë.

Pas ndarjes, aktori e gjeti dashurinë pranë Natali Yarcan, me të cilën nisi një romancë që u mbajt për një kohë të gjatë larg vëmendjes së publikut. Pas tre vitesh lidhje, ata vendosën ta kurorëzojnë këtë histori me martesë, duke e kthyer dasmën e tyre në një surprizë të bukur për fansat.

Fotot e publikuara nga nata e dasmës kanë pushtuar rrjetet sociale dhe janë pritur me mijëra urime nga ndjekësit e çiftit. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*