Sara Kolami flet pas ndarjes: Zbulon arsyen e largimit nga Driloni dhe komenton afrimin e tij me Edin

Siç e kujtojmë, Sara dhe Driloni u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku nisën një lidhje, që për një kohë të gjatë, u pa nga publiku si një histori dashurie.

Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre mori kthesa të papritura, duke lënë pas shumë pyetje e dyshime për gjendjen e vërtetë mes tyre.
Pas një periudhe në të cilën preferoi të mos flasë publikisht, Sara ka vendosur të thyejë heshtjen.

E ftuar në emisionin Prive në Klan Kosova, ajo foli hapur për zhvillimet e fundit dhe arsyet që e shtynë të distancohej nga Driloni.

Një nga gjërat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se ajo e kishte hequr atë nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe fansat e tyre.

Në intervistë, Sara u pyet gjithashtu për raportin e përfolur mes Drilonit dhe Edit. Dikur në marrëdhënie të ftohta e madje pa komunikim, tashmë ata janë parë duke ndërvepruar në platforma online, ku kanë filluar të pëlqejnë fotografitë e njëri-tjetrit.

Pyetjes se si e sheh këtë afrimitet të ri, Sara iu përgjigj duke dhënë mendimin e saj pa hezitim, duke treguar se tashmë është e qetë dhe e fokusuar tek vetja. Ajo po ashtu theksoi se nuk i intereson fare çfarë ka thënë Driloni.

Por, përveç çështjeve personale, Kolami ka edhe lajme të mira për karrierën e saj. Ajo ka zbuluar se ka marrë rolin kryesor në një film të shkurtë artistik në gjuhën angleze, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj profesional.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*