
Çifti i njohur Denisa dhe Kozak kanë ndarë me ndjekësit e tyre një moment shumë të veçantë nga jeta private.
Çifti ka bërë publike gjininë e bebit të dytë që presin, duke zbuluar se do të bëhen prindër të një djali.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ata ndanë fotot nga momenti i zbulimit të gjinisë së bebit, ku mbizotëronin dekorimet në nuanca blu dhe të bardha.
Kujtojmë se TikTok-eri dhe Denisa janë prindër të një djali, dhe së shpejti familja e tyre do shtohet edhe me një anëtar të ri.
Urime! /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply