A e hoqi Egli nga ‘E diell’, flet Xheneta

Mungesa e Xhenetës në promon e fundit të “E Diell”, menjëherë pas prezantimit të Egli Takos si moderatore e re, ngjalli dyshime në publik se ajo mund të ishte larguar nga formati.

Por në “60 sekonda” të “Prive by Liberta Spahiu”, Xheneta i dha fund aludimeve.

“Pyesni Manushin”, u shpreh ajo me humor teksa e bëri të qartë se nuk do të largohet nga ekrani duke theksuar se këtë sezon do të jetë e angazhuar edhe në tre seriale të reja.

Kështu, Xheneta siguroi se do të mbetet një figurë aktive në ekran, pavarësisht thashethemeve që qarkulluan pas mungesës së saj në promo.

/Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*