
Sot është një ditë e veçantë për Adrin, ish-banorin e dashur të “Big Brother VIP Kosova 2”, i cili feston 32-vjetorin e lindjes.
E natyrisht, nuk ka munguar as një urim i ngrohtë dhe plot dashuri nga bashkëshortja e tij, Iliriana.
Në një postim të ndarë në Instagram Story, Iliriana ka publikuar një foto të bukur ku çifti shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa krahas imazhit ka shkruar fjalët prekëse:
“Jeta ime t’paça gjithmonë, urime.”
Çifti ndodhet aktualisht në pushime ekzotike në Tanzani, ku po shijojnë disa ditë relaksi larg zhurmës së përditshme.
Pamjet nga pushimet e tyre kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke reflektuar harmoninë dhe lumturinë që e karakterizon çiftin.
Urime për 32-vjetorin, Adri!
Edhe shumë vite të bukura përpara!
Leave a Reply