
Reperi i njohur El Morad ka qenë në qendër të vëmendjes pas koncertit të tij të fundit në Shqipëri, ku një situatë e papritur i befasoi të gjithë të pranishmit.
Gjatë performancës, një vajzë nga publiku hodhi reçipetat e saj në skenë, duke e kthyer momentin në një gjest provokues.
El Morad reagoi menjëherë dhe në mënyrë të prerë. Ai i shtyu menjëherë nga skena dhe më pas u pa duke pështyrë, një gjest që u interpretua si shenjë e qartë e pakënaqësisë së tij. Reperi nuk e pranoi aspak këtë veprim, duke treguar hapur se nuk i toleron sjellje të tilla nga fansat e tij.
Duke qenë një artist me bindje fetare të forta dhe një besimtar mysliman, shumëkush e ka parë këtë reagim të lidhur me parimet e tij morale dhe shpirtërore.
Për El Morad, gjesti i vajzës ka qenë i papranueshëm dhe vulgar, duke cenuar atmosferën e koncertit që ai e sheh si një hapësirë arti dhe respekti. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply