Sara Hoxha surprizon me veprimin ndaj Bora Zemanit

Bora Zemani nisi të premten që lamë pas sezonin e ri të emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, duke sjellë emocione të forta që në episodin e parë.

Në mesin e reagimeve pozitive ka rënë në sy edhe mbështetja publike e Sara Hoxhës, trashëgimtares së Top Medias, e cila duket se është ndjerë mjaft e lumtur për rikthimin e Borës në ekran.

Sara ka ndarë në Instagram një foto të Borës nga emisioni, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe, një gjest i thjeshtë, por kuptimplot.

Ky veprim tregon qartë se marrëdhënia e ngushtë mes Sarës dhe Borës vazhdon të jetë e fortë, edhe përtej bashkëpunimeve profesionale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*