
Aktori i njohur Liam Hemsworth është tashmë i fejuar!
E fejuara e tij, Gabriella Brooks, ndau lajmin të premten herët në mëngjes përmes një postimi në Instagram, duke publikuar një seri fotosh.
Në foton e parë, ajo shihet e ulur me krahët rreth aktorit australian, me dorën e majtë të vendosur mbi gjoksin e tij, duke treguar unazën me diamant në gishtin e fejesës.
Pas kësaj fotoje të ëmbël, ajo publikoi një pamje të detit me diellin që shkëlqente në horizont dhe më pas, një foto të thjeshtë të dorës së saj duke treguar unazën e re.
Liam ende nuk ka bërë ndonjë postim për këtë lajm të bukur.
Siç dihet, kjo do të jetë martesa e tij e dytë – ai u martua me Miley Cyrus në dhjetor të vitit 2018, pas një lidhjeje të gjatë me ndërprerje që zgjati rreth një dekadë. Megjithatë, martesa e tyre përfundoi më pak se një vit më vonë.
Aktori i “Hunger Games” dhe Gabriella janë bashkë prej vitesh. Lidhja e tyre nisi në dhjetor 2019, kur u panë për herë të parë në një mëngjes me prindërit e Liam në Australi.
Çifti, që preferon të mbajë jetën private larg vëmendjes, e bëri lidhjen zyrtare në Instagram në qershor të vitit 2021.
Thashethemet për fejesë nisën muajin e kaluar, kur modelja u pa me një unazë në dorën e majtë ndërsa ndodhej në një dok në Ibiza, Spanjë. Tani, fansat kanë marrë përgjigjen./Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply