Ish-banorja e BBVA, Jori Delli na lë pa fjalë me ndryshimin në pamje!

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli, ka surprizuar ndjekësit me një transformim të papritur në pamjen e saj.

Bukuroshja ka vendosur të eksperimentojë me një ngjyrë të re flokësh, duke lënë pas nuancën klasike të zezë dhe duke kaluar në një ton karramel që i shkon jashtëzakonisht shumë.

Përmes një videoje në TikTok, Jori ka ndarë hap pas hapi procesin e ndryshimit, nga momenti i parë në sallon e deri te rezultati final që mori komplimente të panumërta nga fansat.

Komentet vërshuan menjëherë, ku shumica e ndjekësve e cilësuan këtë ndryshim si një nga pamjet më të bukura që ajo ka sjellë deri tani.

Pa dyshim, ngjyra karramel e bën të shkëlqejë edhe më shumë, duke i dhënë një freski të veçantë look-ut të saj. /Prive By Liberta Spahiu

@joridelli

New hair 🎀 💆🏽‍♀️ Che dite?

♬ original sound – JoriDelli

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*