Çfarë po ndodh me këngëtarin Blero? Fotoja e fundit shqetëson fansat

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka ngjallur shqetësim te ndjekësit pas një postimi të fundit në InstaStory.

Në foto, ai shihet duke marrë infuzion në një ambient mjekësor, por nuk ka dhënë asnjë koment apo sqarim për gjendjen e tij shëndetësore.

Postimi, i publikuar pa asnjë mbishkrim, ka lënë vend për shumë pyetje mes fansave, të cilët janë të shqetësuar për gjendjen e këngëtarit.

Deri tani, Blero nuk ka reaguar publikisht për të sqaruar situatën apo arsyen e trajtimit. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë lodhje, stres apo ndonjë shqetësim më serioz shëndetësor.

Ne urojmë që Blero të jetë mirë me shëndet dhe t’i kthehet sa më shpejt skenës. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*