
Aktorja e njohur amerikane Emily Osment, e cila u bë e famshme me rolin e Lilly Truscott në serialin hit të Disney-t Hannah Montana, është zyrtarisht beqare.
Divorci i saj nga muzikanti Jack Anthony (Farina) ka marrë fund pas vetëm pak muajsh martesë.
Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara në Los Angeles, vendimi i gjykatës u bë efektiv më 8 shtator 2025, pasi përfundoi periudha e detyrueshme gjashtëmujore e pritjes për çiftet që kërkojnë divorc në Kaliforni.
Martesa e tyre zgjati vetëm pesë muaj, ndërsa ndarja ndodhi pas më pak se dy muajsh së bashku.
Çifti nuk ka fëmijë dhe divorci është finalizuar pa konflikte të mëdha. Ky ishte divorci i parë për Emily Osment, e cila sot është 33 vjeç dhe ka një karrierë aktive në aktrim dhe muzikë.
Lajmi ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, ku fansat e aktores kanë shprehur përkrahjen për të dhe i kanë uruar një fillim të ri.
Për momentin, Emily nuk ka komentuar publikisht mbi arsyet e ndarjes, por burime pranë saj thonë se ajo dëshiron të fokusohet në projektet profesionale dhe jetën e saj personale pas këtij kapitulli të shkurtër martesor. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply