Sfida e madhe para BBVK4, Dini e Olsa ndajnë këto detaje

Afrimi i vjeshtës nënkupton mes tjerash edhe rikthimin në ekran të formatit më popullor – Big Brother VIP.

E teksa puna po vazhdon, duket se ekipi ka një sfidë të vërtetë përpara vetes pasi ka ndarë dy videot më virale me miliona shikime, detaj që mund t’iu ketë ikur shumicës.

Ka qenë producentja Olsa Muhameti që ka ndarë videon e Xhenetës me Gjestin që numëron 6 milion shikime teksa etiketon moderatorin dhe autorin Alaudin Hamiti duke u shprehur:

“Ndërsa për nostalgji i hyra kanalit në YT të BBVK, pash klikimet në këtë video, më zuri frika! Të thyejme rekordet tona? Sfidë e fortë është BBVK4”.

Ndërkohë, replika e Alaudinit ka qenë me një tjetër “sfidë” – shikimet e një reelsi në Instagram që ka tejkaluar mbi 80 milionë të tillë.

“Meqë na e hape çështjen e milionave, ke edhe këtë. Video më virale ever”, shprehet ai.

Momenti viral është nga javët e para të spektaklit me fokus disa nga banorët në dhomën e gjumit, video kjo që ka tejkaluar kufijtë shqiptarë në botën online.

A do ketë tejkalim të këtyre momenteve në sezonin që po vjen?

Një gjë mund të thuhet sigurt – kjo do jetë sfidë reale për ta tejkaluar vetveten! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*