Datë e veçantë për Remzien, bashkëshorti emocionon me postimin

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur dhe shumë të dashur për publikun shqiptar, Remzie Osmani, e cila feston 54-vjetorin e lindjes.

Artistja, e cila prej dekadash i ka dhuruar skenës këngë të paharrueshme, sot po merr urime të shumta nga familja, miqtë dhe fansat e saj të shumtë.

Ndër urimet më të bukura ishte padyshim ai i bashkëshortit të saj, i cili përmes një fotografie të ëmbël nga një darkë romantike, i shprehu fjalët plot emocion:

“Qofsh gjithmonë e bekuar me dashuri e lumturi, urime ditëlindjen”.

Ky urim i veçantë pasqyron lidhjen e fortë e të qëndrueshme që çifti ka ndërtuar ndër vite, duke e bërë këtë ditëlindje edhe më të veçantë për këngëtaren.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Remzia përjetoi një tjetër gëzim të madh familjar – ajo u bë gjyshe për herë të tretë.

Kështu, ky shtator shënon dy ngjarje të rëndësishme për jetën e saj: një ditëlindje të mbushur me dashuri dhe ardhjen në jetë të nipit, që padyshim e bën Remzien të ndihet e bekuar dhe e lumtur në çdo aspekt.

Urime ditëlindjen Remzie! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*