Ylli nxjerr mesazhin, ja çka i shkroi një ‘vjehërr’ potenciale

Ylli Dreshaj, ish-banori simpatik dhe shumë i komentuar i VIP Ferma 2, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një koment pikant që ka marrë nga një fanse – dhe përgjigjen po aq thumbuese e me humor nga ana e tij!

Në një Instagram Story të publikuar së fundmi, Ylli ka ndarë një koment të marrë nga ndjekësit ku shkruhej:

“Mashallah, të paska fal Zoti gjithë të mirat – bukuri dhe zgjuarsi. Për dhëndër të kisha pranu direkt pa u mendu herë!”

Por Ylli, si gjithmonë me stil dhe autoironi, nuk e la pa përgjigje:

“A ju kam thënë që jam ëndrra e çdo vjehrre? Ju s’po besoni!” – shkroi ai.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në fermë, Ylli ka rrëfyer edhe një pjesë intime nga jeta personale – lidhjen me ish-të fejuarën e tij.

Ai tregoi se në fillim ishte pritur ngrohtësisht nga familja e saj, por pas dy javësh, situata ndryshoi krejtësisht.

“Më pas filloi presioni psikologjik nga nëna, babai dhe motrat e saj. Nuk më linin as hapësirë private të flisnim qetë,” – ishte shprehur Ylli brenda “VIP Ferma 2”, duke treguar se përjetoi një periudhë shumë të vështirë.

Mbetet për t’u parë nëse dikush do të dijë të fitojë zemrën e tij përfundimisht.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*